Osmani, Taravari dhe Dimitrievski mblodhën nënshkrimet e nevojshme
28.02.2024 13:23
Bujar Osmani, Arben Taravari dhe Maksim Dimitrievski...

Bujar Osmani, Arben Taravari dhe Maksim Dimitrievski janë tre pretendentët që kanë mbledhur 10 mijë nënshkrimet e nevojshme të qytetarëve dhe zyrtarisht hyjnë në garën presidenciale.
Biljana Vankovska dhe Stevço Jakimovski janë më afër censusit, ndërsa nga ana tjetër, disa prej kandidatëve aktualisht janë pa asnjë nënshkrim të mbledhur.
Këtë fundjavë pritet fillimisht nominimi zyrtar, më pas Pendarovski edhe zyrtarisht kandidati i LSDM-së dhe Siljanovska-Davkova, kandidate për presidente nga VMRO-DPMNE-ja.
Përveç nënshkrimeve të 30 deputetëve, do të kërkojnë edhe mbështetjen e qytetarëve.
