LSM i drejtohet Gjykatës Civile për kthimin e objektit

28.02.2024 15:10

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë....

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë vazhdon betejën e saj për të rikthyer objektin e konfiskuar të LSM-së. 
 
Para Gjykatës Themelore Civile - Shkup, 2 sindikalistët parashtruan propozim për ripërsëritjen e procedurës së konfiskimit të objektit  të tyre së bashku me provat e reja, përmes së cilëve, ata janë të sigurt se do të dëshmojnë vërtetësinë e mjeteve me të cilën është ndërtuar shtëpia e punëtorëve në kryeqytet, e që në këtë rast, sipas sindikalistëve, janë nga mjetet ekskluzive të punëtorëve e jo nga shteti. 
 
“Kryesia dhe Këshilli i sindikatës vendosën që në varësi të ngjarjeve të shohin se si do të procesuohet fillimisht procedura. A do të zhvillohet propozimi për ripërsëritjen e procedurës në mënyrë të shpejtë dhe efikase, respektivisht do të shohim nëse dikush do të bllokojë këtë procedurë. Ne presim që gjithë procedura të mbarojë prej 30 - 45 ditësh. Megjithatë në periudhën mbetët për t’u parë nëse dikush do ta bllokojë procedurën. Ne në asnjë mënyrë nuk dëshirojmë të besojmë se do të ketë ndikime politike dhe presione dhe se gjyqësori do t’i nënshtrohet presioneve të oligarkisë.”, - deklaroi kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov. 
 
Të dëshpëruar nga vendimet gjyqësore të cilët janë në dëm të kurrizit të sindikalisëtve dhe të punëtorëve, nga konfiskimi i objektit, tentimeve për uljen e pagave apo mosrritjes së pagave të punëtorëve konform rritjes të standardit jetësor në vend, sindikalistët paralajmërojnë se do të organizojnë një sërë protestash në kryeqytet. 
 
Muajin e kaluar Gjykata Supreme  mori vendim në të cilën objektin e LSM-së ta kthejnë në pronësi të shtetit, pasi që paraprakisht Republika e Maqedonisë së Veriut u paraqit si paditës në rastin konkret. (Rexhep Qamili, TVM2)