Analiza për ajër të pastër, ekspertët kërkojnë plan të ri kombëtar
28.02.2024 15:45
Qeveria duhet të miratojë një plan të ri kombëtar...

Qeveria duhet të miratojë një plan të ri kombëtar për ajër të pastër dhe të sigurojë mjete financiare dhe kapacitete institucionale për komunat dhe qytetin e Shkupit për zbatimin e përgjegjësive të tyre.
Kështu thuhet në analizën “Ajri i pastër – e drejta themelore e njeriut apo detyrime të paarritshme për komunat në Maqedoninë e Veriut” të përgatitur nga Fondacioni “Konrad Adenauer” dhe Qendra për Hulumtime dhe Analiza Ligjore. Hulumtuesit inkurajojnë qytetarët që të bëjnë më shumë presion për sigurimin e ajrit të pastër.
“Vetë politikanët nuk do të veprojnë nëse nuk ka më shumë presion nga qytetarët. Qëllimi i hulumtimit është inkurajimi i popullatës dhe sensibilizimi për këto tema. Ajri i ndotur është një nga arsyet pse shumë njerëz largohen nga vendi, është një lloj faktori që shkakton migrim të këtij lloji drejt vendeve të tjera, krahas kushteve më të mira të jetesës jashtë vendit.”, - theksoi përfaqësuesi i Fondacionit “Konrad Adenauer”, Daniel Brovn.
“Kjo analizë i prek të gjitha kapacitetet legjislative institucionale të shtetit. Shpresoj që në të ardhmen do të kemi mundësi të gjithë këtë ta testojmë në praktikë që d.m.th. të fillojnë qytetarët institucionet të luftojnë për t’i fituar dhe realizuar këto të drejta përmes të të gjitha institucioneve që janë në dispozicion.”, - u shpreh Aleksandar Goxho.
“Qyteti i Shkupit shumë shpesh është në faqet e para të mediave për informacion si një nga 10 vendet më të ndotura në botë që rezulton me rreth 4 mijë vdekje në vendin tonë. U përpoqëm të bëjmë analizë të ligjet që kanë të bëjnë me cilësinë e ajrit në vendin tonë.”, - deklaroi Nikolla Jovanovski nga Qendra për hulumtime të drejta dhe analiza.
Ajri i pastër mungon për shkak të mungesës së planifikimit serioz strategjik për mbrojtjen e ajrit dhe mangësisë së politikave qeveritare për trajtimin e problemit me ajrin e ndotur u konstatua me këtë rast. (Vlora Latifi, Topojani, TVM2)
