Maqedoni
Shkup, vjedhje në një ekspoziturë banke në Ilinden
28.02.2024 16:29
Një ekspoziturë banke në lagjen “Ilinden” të Shkupit ka qenë cak i hajnave të armatosur...

Një ekspoziturë banke në lagjen “Ilinden” të Shkupit ka qenë cak i hajnave të armatosur, ka njoftuar MPB-ja.
Sipas njoftimeve të para janë grabitur një shumë e konsiderueshme e parave.
“Sot më 28.02.2024 në orën 10:26 në SPB – Shkup është denoncuar se në një ekspoziturë banke në lagjen Ilinden – Shkup, një person duke kërcënuar punonjësit me armë zjarri ka marrë para.”, – thonë nga MPB.
Mbetet i panjohur identiteti i sulmuesit, i cili sipas dëshmitarëve, pas kryerjes së vjedhjes është arratisur në drejtim të panjohur.
