Maqedoni
Përfaqësues të NKP “Standard” në Dibër kërkojnë t’u paguhen kontributet
28.02.2024 18:17
Sot përfaqësues të Ndërmarrjes Komunale Publike “Standard” (NKP “STANDART”) të revoltuar...
Sot përfaqësues të Ndërmarrjes Komunale Publike “Standard” (NKP “STANDART”) të revoltuar për mos pagesën e kontributeve për pensionim, erdhën në seancën e këshillit komunal të Dibrës, ku paraqitën kërkesën që t’u paguhet stazhi për dhjetë vjetët e mbetura të papaguara.
Ata thanë se të gjithë kryetarëve të komunave ua kanë qarë hallin, por pa asnjë përgjigje deri më sot. Në të kundërtën ata do ta padisin në gjyq ndërmarrjen.
Këshilltarët komunal kërkuan që të shqyrtohet mundësia e mbajtjes së një takimi, me interes që të zgjidhet problemi i stazhit të të punësuarve.
Në fund u vendos që ditën e martë të mbajnë një takim me të punësuarit, kryetari i komunës, drejtori i ndërmarrjes dhe përfaqësues të këshillit, si ata të pozitës dhe të opozitës.
ATLI DEMA