Sportet E Tjera
Paris 2024, Macron hapi fshatin olimpik
28.02.2024 16:28
Pesë muaj para nisjes së Lojërave Olimpike “Paris 2024”...

Pesë muaj para nisjes së Lojërave Olimpike “Paris 2024”, presidenti francez Emmanuel Macron, sot zyrtarisht ka hapur fshatin olimpik në Saint-Denis. Në fshatin olimpik do të vendosen 14.500 sportist së bashku me familjet e tyre.
Ndërtimi I këtij fshati olimpik zgjati plotë shtatë vite, pro punimet për kompletimin e fshatit olimpik ende nuk kanë përfunduar. Fshati olimpik Saint-Denis, duhet të pranojë 206 komitetet olimpike kombëtare me përfaqësuesit e tyre.
Ndërkohë numri një I Këshillit Organizativ të olimpiadës së Paris 2024, Tony Estanguet, ka thënë se sot se gjatë olimpiadës kërkon qetësi soaciale.
Ndërsa disa nga sindikatat dhe lider politik kanosen me greva në disa sektorë. Për shembull ministri I punëve të brendshme Gérald Darmanin me 30 janar, paralajmëroi shperblim deri në 1900 euro për policët të cilët do të jenë të angazhuar gjat zhvillimit të lojërave olimpike.