Sportet E Tjera
Kuvendi, miratohet ligji i ri i sportit
28.02.2024 15:00
Me 89 vota po dhe asnjë kundër , sot pasdite janë miratuar ndryshimet e Ligjit për sport...
Me 89 vota po dhe asnjë kundër , sot pasdite janë miratuar ndryshimet e Ligjit për sport në pjesën e sistemit të ndarjes së vauçerëve gjegjësisht të shpërndarjes së 10 milion euro, të cilat shteti në nivel vjetor i ndanë për sportin.
Ndryshimet në ligj duhej të miratoheshin dy javë më parë, kur propozimi u tërhoq nga seanca e Kuvendit, me arsyetimin se bëhej fjalë për një gabim teknik. Tani sportistët dhe punëtorët sportive do të mund të marrin frymë lirshëm sepse do të kenë ndihmë shtetërore për sportin edhe në periudhën e ardhshme.
“Ndryshimet e propozuara në Ligjin për Sport i referohen dhënies së stimujve financiarë në bazë të ndihmës direkte shtetërore për federatat sportive kombëtare, klubet sportive, sportistët aktivë nga sportet olimpike dhe joolimpike dhe personat e tjerë juridikë që kanë vendim për kryerjen e veprimtarisë sport, si dhe ngritjen e sportit në një nivel më të lartë në vend dhe arritjen e rezultateve më të mira si brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në shpjegimin e ndryshimeve në Ligjin e Sportit.
Në propozim ndryshimet janë përcaktuar kriteret sipas të cilave do të bëhen ranglistat për federatat dhe klubet për secilin sport dhe në bazë të cilit do të shpërndahen paratë. Secila federatë është e obliguar që deri më 1 mars të bëjë publike renditjen klubeve dhe ta dorëzojë deri tek Komisioni qëndrojë.
E gjithë procedeura duhet të përfundojë deri me 5 prill, ndërsa në propozim- ndryshimin e Ligjit për spor nuk është përcaktuar se deri në cilin afat kohor paratë do të derdhën në llogaritë e klubeve dhe sportistëve.