4 policë përfshihen në sulm, MPB-ja nis hetimet
29.02.2024 11:51
Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale...

Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka bërë kallëzim penal kundër D.P., punonjës policie në Stacionin e Kalimit Kufitar, Deve Bair, për shkak të dyshimit për veprën “Dhunë” dhe kallëzim për vepër të konstatuar në bazë të Ligjit për veprat kundër rendit dhe qetësisë publike dhe kundër N.D., po ashtu punonjës policie në Stacionin e Deve Bairit.
Në një kazino në Kumanovë, i raportuari D.P. ka sulmuar fizikisht një person të punësuar si roje në kazino dhe është sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve të Stacionit Policor Kumanovë, të cilët po kryenin veprime zyrtare.
"Në Departamentin për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale është dorëzuar propozimi ndaj dy policëve për inicimin e procedurës për shkelje të rendit dhe disiplinës së punës nga neni 210 i Marrëveshjes Kolektive të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ndërsa për D.P. është shqiptuar masa e largimit nga vendi i punës deri në marrjen e vendimit në procedurë disiplinore.”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
