Zgjedhjet presidenciale, vijon beteja për mbledhjen e nënshkrimeve
29.02.2024 12:15
Pas grumbullimit të nënshkrimeve të Bujar Osmanit...

Pas grumbullimit të nënshkrimeve të Bujar Osmanit nga BDI dhe Arben Taravarit nga opozita shqiptare VLEN, por edhe partitë tjera janë të përqendruara në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.
Profesoresha Biljana Vankovska, e propozuar nga partia e Majta, ka mbledhur 9,085 nënshkrime për kandidaturën për presidente. Pas saj është Stevço Jakimovski nga PRSD me 7,994 nënshkrime.
Mbrëmë Bordi Ekzekutiv i LSDM-së mbështeti Stevo Pendarovskin si kandidat për kryetar të shtetit dhe ia propozoi kandidaturën Bordit Qendror të LSDM-së.
Ndërkohë, Maksim Dimitrievski nga koalicioni “E di”, i cili po ashtu ka grumbulluar nënshkrimet e nevojshme për t’iu bashkëngjitur garës presidenciale, është shprehur kundër idesë së partive shqiptare për zgjedhjen e presidentit në Kuvend.
Edhe VMRO-DPMNE dhe LSDM kanë kundërshtuar idenë e zgjedhjes së presidentit të shtetit në Kuvend.
