Shërimi i pacientit Indovit në Vjenë, Demiri: Do të gjejmë zgjidhje për t’i ndihmuar
29.02.2024 12:37
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri...

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, lidhur me rastin e Leonid Indovit, potencoi se Qeveria dhe Ministria janë plotësisht të përkushtuara dhe do të gjendet një zgjidhje për t'i ndihmuar, përkatësisht do t'i mbulohen shpenzimet. Por sipas tij, një zgjidhje sistematike, siç theksoi ai, në periudhën parazgjedhore dhe në një qeverisje teknike nuk mund të gjendet.
“Nuk mund të gjendet një zgjidhje sistematike në këtë Qeveri teknike dhe parazgjedhore. Duhet të gjejmë një zgjidhje që do të kënaqë Indovin dhe do t'i mbulojë shpenzimet dhe do të flasim për një zgjidhje sistematike pas zgjedhjeve, kjo varet nga disa sektorë. Pra, ndryshimi i rregulloreve dhe ligjeve nuk varet vetëm nga Ministria e Shëndetësisë.”, - deklaroi ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri.
