Mundësia për armëpushim në Gazë, Egjipti optimist se do të arrihet marrëveshje
29.02.2024 13:29
Egjipti shprehu shpresën...

Egjipti shprehu shpresën se në ditët në vijim do të arrihet një marrëveshje për armëpushim në Rripin e Gazës dhe lirimin e pengjeve. Në të njëjtën kohë, Komuniteti Ndërkombëtar është alarmues për kushtet ekstreme humanitare dhe uria në enklavë.
ShBA: Do të zgjidheshin sfidat humanitare
ShBA-ja thotë se një armëpushim i përkohshëm në Gazë do të zgjidhë sfidat e ndihmës humanitare. Ata po shqyrtojnë mundësinë e dërgimit të ndihmave me avionë ushtarakë.
Ne vazhdojmë të besojmë se një marrëveshje është e mundur. Kemi bërë përparim të dukshëm. Marrëveshja do të zgjidhte shumë çështje në lidhje me shpërndarjen e ndihmave humanitare.
"OKB-ja nuk mund të japë ushqime dhe ndihma të tjera në mënyrën se si do të donim për shkak të situatës së sigurisë.", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të ShBA-së, Metju Miller.
Familjet dhe mbështetësit e pengjeve filluan një marshim katërditor nga Izraeli jugor në Jerusalem për të kërkuar lirimin e të afërmve të tyre.
