Bie çmimi i ngrohjes në Shkup, KRrE ul për 35% çmimin për institucionet publike
29.02.2024 13:44
Çmimi i Energjisë Termike....

Çmimi i Energjisë Termike për objektet afariste, shkollat fillore, çerdhet e fëmijëve dhe dyqaneve të vogla në Qytetin e Shkupit, do të ulet për 35 për qind, kështu ka marrë vendim në mbledhjen e fundit Komisioni Rregullator për Energjetikë.
Sipas kryetarit të këtij institucioni, Marko Bislimovski, kjo ulje e çmimit nuk do të vlejë për amvisëritë, ndërsa institucionet të cilat përfshihen në këtë lirim përbëjnë 20 për qind të numrit të përgjithshëm të shfrytëzuesve në Qytetin e Shkupit.
“Komisioni Rregullativ për Energjetikë ka marrë vendim me të cilën çmimi i ngrohjeve qendrore për shfrytëzuesit e Qytetit të Shkupit, siç janë: objektet afariste, shkollat fillore, çerdhet e fëmijëve dhe dyqanet e vogla, e ulim për 35 për qind. Ky vendim bazohet në uljen e shpenzimeve të gazit natyror. Këto shfrytëzues gjatë këtyre tre viteve nuk kanë pranuar kurrfarë subvencionimi nga shteti dhe që do të besojmë se do të ndikojë në rritjen e numrit të shfrytëzuesve. Këto shfrytëzues përbëjnë 20 për qind të shfrytëzuesve të përgjithshëm dhe këtë lirim do ta marrin në faturat e muajit shkurt.”, - deklaroi kryetari i KRrE-së, Marko Bislimovski.
KRrE-ja bën të ditur se rreth 1,200 konsumatorë do të kenë fatura më të ulëta për ngrohje qendrore. Bislimovski po ashtu theksoi se kjo ulje ka ardhur si rezultat i uljes së çmimeve aktuale në bursën e gazit natyror.
Rezultatet treguan se në periudhën e kaluar çmimi i gazit natyror në bursë ishte më i ulët se të përcaktuarat që i plotëson kushtet për të marrë një vendim të favorshëm për këtë kategori të shfrytëzuesve.
Sipas KRrE-së, qytetarët do të vazhdojnë të marrin subvencione nga shteti për energjinë termike. Për ndryshe çmimet e energjisë termike në Shkup gjatë vitit të fundit ishin rritur për 4,51 për qind dhe se çmimi mesatar i faturave për energjinë termike do të jetë diku rreth 1,800 den. (Fitim Kryeziu, TVM2)
