Sindikata e pavarur e shërbimit gjyqësor, kërcënime për bllokim të sistemit gjyqësor

29.02.2024 16:16

Sindikata e pavarur e shërbimit gjyqësor

Sindikata e pavarur e shërbimit gjyqësor reagon ashpër ndaj vendimit për pagesën e shtesave në paga për shërbimet gjyqësore, ku theksojnë se Ministria e Financave nuk ka dhënë pëlqimin.

Apelojnë që Këshilli Buxhetor Gjyqësor të gjejë mënyrë për të paguar shtesat, në të kundërtën sindikata shpall bllokadë të plotë të sistemit gjyqësor, me vendim për grevë.

“Kufizimi financiar i buxhetit të pushtetit gjyqësor nuk mund të jetë pengesë për llogaritjen dhe pagesën e shtesave të pagave për shërbimin gjyqësor. Prandaj, kërkojmë që Këshilli Buxhetor Gjyqësor në koordinim me Ministrinë e Financave të sigurojnë mjete për pagesën e shtesave në pagë të shërbimeve gjyqësore. Vlerësojmë se periudha parazgjedhore, nuk duhet të jetë arsyetim për zgjidhje negative të kërkesës tonë.”, - deklaroi Jasmin Veliçkovska nga Sindikata e pavarur.

Nga Sindikata e pavarur gjyqësore thonë se shtesat në paga për shërbimet gjyqësore, u ndërprenë në periudhën kur u rritën pagat e funksionarëve në mars të vitit 2023. (Florije Kamberi, TVM2)