Pasaportat me emrin e vjetër, Bojmacaliev: Janë të pavlefshme
Zëvendësministri shtesë i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev...

Zëvendësministri shtesë i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev, ka sqaruar edhe një herë qytetarët se pasaportat me emrin e vjetër të shtetit janë të pavlefshme dhe se qytetarët nuk mund të udhëtojnë askund me një pasaportë të tillë.
Nuk pritet as rimbursimi i parave që qytetarët u detyruan t’i shpenzojnë për ndërrimin e dokumenteve personale.
“Do të thotë me pasaportat e vjetra nuk mund të udhëtoni askund, sepse nuk mund të realizoni dalje nga shteti, pasi ata, me ligjin që është në fuqi, tashmë nuk janë në funksion. Me pasaportat me emrin e ri mundet gjithkund të udhëtohet. Sa i takon kthimit të parave, për ndërrimin e dokumenteve tani nuk kemi mundësi të tillë ligjore. Kjo do të nënkuptohej si ryshfet, kështu që kur të përfundojnë zgjedhjet, të formohet Qeveria e re, ai që do ta formojë do të marrë vendim. Gjithsesi është biseduar edhe për këtë në seancë qeveritare.”, - theksoi zëvendësministri shtesë i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev.
