Epidemia e kollës së mirë arrin kulmin e saj
Numri i të sëmurëve nga kolla e mirë në Shkup...

Numri i të sëmurëve nga kolla e mirë në Shkup ka tejkaluar shifrën prej 100 rastesh. Sipas të dhënave të Qendrës për shëndet publik, pothuajse gjysma janë raportuar në 5 ditët e fundit.
Institucionet kompetente vazhdojnë të potencojnë se në kopshte pranohen vetëm fëmijët e vaksinuar. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kërkon që kopshtet të respektojnë legjislativen juridike që të mos regjistrojnë fëmijët pa kartë vaksinimi apo me kartë vaksinimi të paplotë.
Nga të dhënat e kontrolleve të kryera rezulton se nuk ka shkelje të këtij vendimi.
“Inspektorët veç më janë në terren, morëm procesverbale ku nuk është vendosur asnjë masë për shkeljen e vendimit për mospranimin e fëmijëve pa kartë vaksinimi. Nuk ka vërejtje as për fëmijët e pa vaksinuar.”, - deklaroi ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski.
Mungojnë të dhënat se sa fëmijë janë vaksinuar, kopshtet pranojnë vetëm fëmijët e vaksinuar
Gjatë kësaj periudhe, vaksinimi kundër kollës së mirë po intensifikohet tek fëmijët e moshës parashkollorë që frekuentojnë kopshtin, por Ministria e Shëndetësisë nuk ka informacion se sa fëmijë janë vaksinuar. Nga kopshtet thonë se tani për tani pranimi i këtyre fëmijëve varet nga ndërgjegjja e prindërve.
“Sipas udhëzimeve të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, ne inspektuam gjendjen momentale në kopshte, sa i përket statusit vaksinal të çdo fëmije në dosjen e tij. Kemi fëmijë që nuk janë rivaksinuar, por prindërit janë të ndërgjegjshëm dhe për momentin nuk i dërgojnë në kopsht.”, - theksoi drejtoresha e kopshtit “25 Maji”, Marina Arsova.
Javën e ardhshme do të dihet se a do të rekomandohen masa të tjera përveç vaksinimit dhe pranimit në kopsht, thonë nga KSI. Nuk përjashtohet edhe shpallja e epidemisë së kollës së mirë në të gjithë territorin e vendit. (Flutura Latifi, TVM2)
