Kuvend, pagat e funksionarëve s’do të rriten

29.02.2024 17:05

Deputetët votuan ndryshimet ligjore....

Deputetët votuan ndryshimet ligjore për pagat e funksionarëve, nisur nga presidenti i shtetit, kryeministri, kreu i Parlamentit, deputetët, drejtuesit të Gjyqësorit.

Atyre u ulet koeficienti i përllogaritjes së pagës me ç’rast pamundësohet rritje e re e pagave të tyre.

Ata do të marrin paga të njëjta pa marrë parasysh rrogës mesatare në vend.

“Me qëllim që të tejkalohet kjo situatë dhe të kufizohet mundësia e rritjes së konsiderueshme ose rritje të re të rrogave të kësaj kategorie, propozohet subjekt ndryshimi i ligjit në lidhje me koeficientët e pikës për përcaktimin e kompensimit të rrogës së personave të zgjedhur dhe të emëruar.”, parashikon propozim-ligji.

Koeficienti maksimal prej 4,50 ulet në 3,92, ndërkaq koeficienti minimal do të jetë 1,92. Përllogaritur në para, me ndryshimet e reja ligjore pamundësohet rritje deri në 200 euro.

Përllogaritja e pagave me koeficientët e ri nis me pagesën e rrogës për muajin shkurt. Ndryshimet ligjore ditë më parë kaluan përnjëherë filtrat e komisioneve dhe erdhën si pasojë e rritjes prej 78% të pagave duke shfuqizuar nenin 4 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rroga dhe kompensime tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar në vend. (Meral Ismaili, TVM2)