Sulmi i autokolonës humanitare në Gazë, KB: Të ketë hetim të shpejtë dhe të pavarur
01.03.2024 12:11
Bota kërkon përgjegjësi pas sulmit...

Bota kërkon përgjegjësi pas sulmit ndaj një autokolone humanitare në Rripin e Gazës. Po hetohen raportet se kush hapi zjarr ndaj palestinezëve që prisnin ndihmë humanitare. Mbi 100 njerëz vdiqën në sulm dhe qindra u plagosën.
“Ne vazhdojmë të ritheksojmë se jetët e civilëve duhet të mbrohen. Shtëpia e Bardhë është në kontakt me qeverinë e Izraelit dhe po i kërkon atyre që të hetojnë menjëherë atë që ka ndodhur.”, tha gjeneralmajori Pat Rajder.
Edhe Kombet e Bashkuara dënojnë sulmin dhe bëjnë thirrje për një hetim të shpejtë dhe të pavarur.
Në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit, Shtetet e Bashkuara bllokuan një deklaratë të propozuar nga Algjeria dhe të mbështetur nga vendet arabe që mbanin Tel Avivin përgjegjës për hapjen e zjarrit ndaj palestinezëve që prisnin dërgesat e ndihmave.
Ndërkohë zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes izraelite, Daniel Hagari, tha se asnjë sulm izraelit nuk u nis kundër kolonës së ndihmave humanitare.
Përkundrazi sipas tij, forcat e Mbrojtjes të Izraelit ishin atje duke kryer një operacion humanitar për të siguruar korridorin humanitar.
