Paraqitja e gjendjes pasurore, KShPK-ja do të bëhet përmes sistemit elektronik

01.03.2024 12:32

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit...

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit njofton publikun se duke filluar nga data 1 janar 2024 është vënë në funksion sistemi i ri elektronik për paraqitjen e deklaratës së gjendjes pasurore.
 
Personat të cilët, sipas nenit 82 dhe 85 të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit, kanë detyrimin të paraqesin deklaratën e gjendjes pasurore dhe të interesave dhe ndryshimin e gjendjes pasurore dhe interesave, duke filluar nga sot  deklaratat duhet t’i dorëzojnë  përmes sistemit elektronik me njoftim në linkun në vijim: https://imotnasostojba.dksk.mk, dhe të dorëzohet një kopje e shtypur e deklaratës në regjistrin e Komisionit Shtetëror për parandalimin e Korrupsionit. 
 
Gjithashtu ky detyrim vlen për të gjithë personat aktual të zgjedhur dhe të emëruar, të cilët kanë qenë të obliguar të dorëzojnë pyetësorë dhe deklarata të interesit, në pajtim me Ligjin për parandalimin e korrupsionit. Ky detyrim vlen edhe për personat që kanë dorëzuar tashmë pyetësorët dhe deklaratat e interesit, si dhe për ata persona që nuk e kanë përmbushur këtë detyrim.