70 vjetori i gazetës “Flaka e Vëllazërimit”
“Qëllimi i fitorës sonë” dhe “Ndërtimi i Evropës së re”, ishin dy titujt kryesore në kopertinën e parë të gazetës në gjuhën shqipe në Maqedoni “Flaka e Vëllazërimit” që edhe sot kanë të njëjtën pesh...

Ndonëse kanë kaluar 70 vjet prej themelimit të kësaj gazete dhe mbi 10 vjet nga shuarja e saj, akush nuk mund ti mohoj arritjet dhe punën e kësaj gazete e cila ndër vite ka qenë faktor i rëndësishëm në procesin e arsimimit, kulturës dhe informimit të shqiptarëve, thekësuan historianët në përvjetorin e kushtuar të gazetës “Flaka e Vëllazërimit”
“Roli i gazetës “Flaka” për çështjen shqiptare në Maqedoni ka qenë i jashtëzakonshëm për shkak se ka bërë ngritjen e vedijes qytetare dhe ka ushqyer gjenerata të tëra që ata të jenë bartës të proçeseve në Maqedoni” – tha drejtori i ITSHKSH-së, Skender Hasani.
“Nuk duhet të mohohet roli pozitiv që ka luajtur gazeta në informimin e gjuhës shqipe. Ndër vite qindra gazetar në mesin e tyre dhe emra të shquar të letërsisë shqipe me shumë përkushtim dhe guxim profesional kanë trajtuar çështje etike për lexuesin shqiptarë” – tha kryetari i SHGM-së, Naser Selmani.
Ish kryeredaktorët e “Flakës” thekësuan lartë rolin dhe punën e tyre në atë kohë dhe përkujtuan momentet e vështira nga shuarja e gazetës dhe presioneve që kanë patur ndër vite.Ata njëzëri konstatuan se sfida e ardhshme është ringjalljen e gazetës “Flaka”.
“Flaka”pasqyronte të gjitha lëmit e zhvillimit shoqëror, politik, kulturor dhe artistik ajo ishte gazeta e vetme për shqiptarët e Maqedonisë në atë” – tha ish kryeredaktor i gazetës “Flaka”, Fejzi Bojku.
“Vërtet ne e përjetojmë shumë thellë për arsye se në njëjtën kohë edhe përvjetorin e varrimit të flakës këtu e ndjejm. ”Flaka” ka qenë abetare dhe universitet për shqiptarët e Maqedonisë që nga 1945 deri në shuajtjen e saj” – tha ish kryeredaktor i gazetës “Flaka”, Faik Mustafa.
“Këtu mendoj se duhet të përqendrohemi në atë se si mund të riaktivizojmë dhe ringjallim “Flakën” dhe të vazdhojmë misionin e saj të rëndësishëm që ka pas në mesin e shqiptarëve” - ish kryeredaktor i gazetës “Flaka”, Abdylhadi Zylfiqari.
Një pjesë e botimeve të gazetës “Flaka e Vëllazërimit” mungojnë në arkivin e shtetit, si përshebull numrin e parë dhe i dytë i kësaj gazete. Historianët thonë, është e nevojshme digjitalizimi i arkivës së mbetur të gazetes.
“Intenca jonë është që të bëjmë të degjitalizimin egazetës në mënyrë që të ruhet kjo trashëgimi e pasur kulturore historike si shtyp shqiptare këtu në Maqedoni” – tha historiani, Sevdail Demiri.
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë i ndau mirënjohje post mortum, familjarëve të Petro Janurës kryeredaktor i parë i gazetes “Flaka”. Ndërkohë nuk duhet haruar se redaksia e kësaj gazete prej vitit 1964 ka filluar edhe me botimin e librave shqipe. Në kuadër të gazetës “Flaka” funksiononin dhe revistat “Fatosi”, “Gëzimi” dhe “Jehona”. (Rexhep Qamili, TVM2)
