Ligji për mobing, asnjë aktvendim në favor të paditësit
As një lënde gjyqësore e inicuar për shak të presionit fizik dhe psiqik në vendin e punës nuk ka përfunduar në favor të ngritësit të padisë...

Vitin e kaluar mbrojtje nga shqetësimi në vendin e punës në gjykatës civile në Shkup kanë kërkuar vetëm 6 persona. Ligji për mbrojtje nga shqetësimi në vendin e punës është miratuar në maj të viti 2013.
“Në gjykatë gjatë vitit të kaluar janë regjistruar gjashtë lëndë të këti lloi ,pesë prej të cilave janë zgjidhur ku paditë janë refuzuar ,një lëndë është në procedurë,ndërsa dy lëndë nga ato pesë të zgjidhura janë në procedurë ankimore pranë gjykatës së apelit, për zgjidhjen e këtyre rasteve janë të nevojshme dëshmi të forta” – tha Sonja Tomiq, zëdhënëse në Gjykatën Themelore II.
Shkelja e Dinjitetit, integritetit,reputacionit dhe nderit të puntorit që shkaktojnë ndjenjën e frikës, parahatis apo poshtërimit, qëllimi përfundimtar i së cilës mund të jëtë dëmtimi i shëndetit fizik dhe psiqik, kompromitim të së ardhmes profesionale të puntorit, pushim apo lëshim të vendit të punës janë vetëm disa nga dispozitat e Ligjit për mbrojtje nga shqetësimi në vendin e punës në bazë të së cilës mund të ngrihet padi.
Avokati Vladimir Kacarski që ka punuar mbi këtë rast thotë se duhet pasur shumë kujdes pasi që jo cdo situatë problematike në punë paraqet mobing. Është dallim i vogël mes mobingut dhe kontësteve të tjera sic është diskriminimi dhe shkelja e të drejtave dhe obligimeve në punë. Por nësë bëhët dallimi i mirfillt mes këtyre dy cështjeve atëherë mund të kemi proces të suksesëshëm në rastet e inicuara për mobing.
Studimet e bëra në këtë fushë tregojnë se problemet që shkaktohen nga mobingu në vend të punës lënë pasoja afatgjate në psikologjinë e viktimës. Mobingu është një nga llojet e dhunës në vendin e punës që ushtrohet nga një grup individësh ose nga një indiviti i caktuar kundrejt një personi tjetër. (Florije Kamberi, TVM2)
