NBA, Denveri sërish e mund Miamin
Skuadra e Denverit në ripërsëritjen e finales së sezonit ta kaluar e mundën Majamin...

Në ripërsëritjen e finales së vitit të kaluar Denver kampion fitoi 103-97 ndaj Miami. Për Denverin ishte kjo fitorja e pestë me radhë. Porter me 30 pikë ishte lojtari i ndeshjes, duke i dhënë fitoren skuadrës së Denver. Ishte kjo përballja e parë me Miamit dhe Denverit, pasi në finalen e madhe të sezonit të kaluar kishin matur forcat.
Për momentin Denveri, mban pozitën e tretë në Perëndim me 41 fitore dhe 19 humbje, ndërsa Miami është i teti në Lindje me 33 fitore dhe 26 humbje.
Pas kohës shtesë fiton Lakers, që mundi 134-131 Washington.
Anthony Davis me 40 pikë si dhe LeBron James me 31 pikë bënë diferencën në fushë për vendasit, duke i bërë të pavlefshme 34 pikët e Poole për miqtë.
LeBron-it, i mungojnë vetëm 9 pikë, për tu bërë basketbollisti I parë në histori që ka shënuar 40 mijë pikë.
Jashtë fushe ka fituar Golden State, që mundi 110-99 New York. Për Warriors, u dallua Stephen Curry me 31 pikë. Golden State me 31 fitore dhe 27 humbje mban pozitën e 10-të në Konferencën e Perëndimit, ndërsa New York Knick’s në Lindje me 35 fitore dhe 25 humbje e mbajnë pozitën e katërt.
