Euroliga, Panathinaikos mundi Real Madrid

01.03.2024 19:48

Basketbollistët e skuadrës së Panathinaikosit...

Basketbollistët e skuadrës së Panathinaikosit,  mbrëmjen e kaluar kanë bërë befasinë më të madhe pasi e mundën Realin e Madridit.

Grekët me rezultatin  97:86 (18:24, 27:12, 22:25, 30:25), ishin më të mirë se kryesuesit e renditjes së Ligës së Evropës.

Tek skuadra mbretërore më I spikatur në këtë takim ishte Guerschon Yabusele  18 pikë, ndërsa shoqëri i bënë edhe katër basketbollist të tjerë që shënuan më shumë se 10 pikë, Xhanan Musa (16) dhe Fabien Causer (13).

Kështu Reali e pëson disfatën e parë sezonale në terren vendas, ndërsa grekët e Panathinaikos, e shënojnë fitoren e parë në Madrid edhe atë pasl 12 humbjeve me radhë.


Euroliga, xhiroja e 27-të:

ALBA Berlin - Maccabi Tel Aviv 71:106

Partizan - Anadolu Efes 100:90

Virtus Bologna - Valencia 87:74

Real Madrid - Panahtinaikos 86:97

Sot ( e premte), takohen :

ASVEL - Armani Milano

Barcelona - Monaco

Bayern - Crvena zvezda