Fluminense fitoi Recopa Sudamericana
Skuadra braziliane e Fluminense-s...

Skuadra braziliane e Fluminense-s, ka dalë fituese e edicionit të sivjem të Recopa Sudamericana, e ngjajshme me Superkupën e UEFA-së.
Brazilianët në dy ndeshje ishin më të mirë se ekuadorianët e LDU Quita. Vendasit avansuan në minutën e 76 me golin e shënuar nga Jhona Arias, por 3 minuta me vonë Fluminense, mbeti me një futbollist më pak në fushë.
Nga loja me karton të kuq u përjashtua John Kennedy. Brazilianët me një futbollist më pak e shënuan golin e dytë të vlefshëm trofe, ndërsa autor i golit ishte Arias (90’) nga penaltia.
Mbrojtësi i skuadrës braziliane Marcelo, i cili me Real Madridin ka fituar pes tituj kampion (Liga e Kampionëve), e fitoi trofeun e tij të 31-të, në karrierë.
Brazilianët ishin kampion tek Copa Libertadores, ndërsa Quito fitues të Copa Sudamericana.
Argjentinasit e Boca Juniors (4) dhe River Plate (3), mbajnë rekordin e titujve të fituar në Recopa Sudamericana, ndërsa Fluminense u bë skuadra e 22-të, që ka fituar këtë trofe.
