“Glasgou 2024”, sot nisi Botërori i atletikës në palestër

01.03.2024 19:59

Prej sot e deri të dielën në Glasgou....

Prej sot e deri të dielën në Glasgou do të mbahet botërori i 19-të, i atletikës në palestër. Në këtë botëror do të marin pjesë mbi 600 atlet, në mesin e të cilëve edhe Andreas Trajkovski, që do jetë përfaqësues i vetëm i vendit në këtë botëror.

Ai do garojë në disiplinën kërcim në largësi.

Medaljen e parë të artë në këtë botëror e ka fituar Sarah Mitton në disiplinën e hedhjes së gjylës.

Kanadezja deri tek medalja e artë erdhi me hedhjen prej 20.22 metra dhe vetëm për 3 cenimetra ishte më e mirë se  gjermania Yemisi Ogunleye. 

Amerikania Jackson, dy herë kampionia e botës nëtë hapur u desh të kënaqet me medaljen e bronztë. Ajo kishte hedhjenprej 19,67 metra. Ky botëror do të jetë edhe eliminator për sigurimin e vizës për pjesëmarje në LOV “Paris 2024”.