Burraj kualifikohet në gjysmëfinalen e Botërorit
01.03.2024 20:01
Franko Burraj kualifikohet në gjysmëfinalen...
Franko Burraj kualifikohet në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror të sallave të mbyllura në Gllazgou.
Atleti i Vllaznisë, që shoqërohet nga trajneri Bruno Rrotani, ka konkurruar në 400 metra, ndërsa ishte në baterinë e dytë kualifikuese.
Koha e tij 46”86 konsiderohet rezultati më i mirë i sezonit për garat dimërore. Burraj ishte i katërti në baterinë e dytë kualifikuese, teksa morën pjesë 5 konkurrentë.
Në renditjen e përgjithshme, kjo pas përfundimit të katër baterive kualifikuese, Burraj ka zënë vendin e tetë mes 22 pjesëmarrësve.
Botërori i Gllazgout është fundi i garave dimërore për t’i lënë hapësirë garave verore duke shpresuar që Burraj të arrijë të shkojë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.