Biatlon, Vittozzi fiton titullin e tretë kampion bote
Biatlonistja norvegjeze Ingrid Landmark Tandrevold...

Biatlonistja norvegjeze Ingrid Landmark Tandrevold, ka dalë fituese e garës individuale në 15 km., e vlefshme për Kupën e Botës e cila sot u zhvillua në Oslo.
Për Tandrevold ishte ky një satisfaksion për paraqitjen e dobët në botërorin e bialonit që u zhvillua në Novem Mestu të Çekisë.
Tandervold me një huçje ka shënuar kohën më të mirë prej 44 minuta 13 sekonda e 1 të qindtat, ashtu që për 28.8 sekonda ishte më e shpejtë se suedezja Elvira Oeberg, e cila po ashtu kishte vetëm një huçje.
Suksesin e bitalonisteve vendase e plotësoi Ida Lien e cila siguroi pozitën më të ulët në podium.
Italiania Lisa Vittozi, krahas asaj që nuk ishte në mesin e tri më të mirave, ajo me e fitoi “globin e vogël” të kristalt që do të thotë se ka mbrojtur titullin e kampionit të botës në këtë disiplinë.
Gjatë këtij sezoni Vittozi në tri gara individuale grumbulloi 165 pikë, ose 10 më shumë se Tandevold.
Për italianen 29-vjeçare, ky është tituli i tretë kampion dhe që të tre i ka të fituara në disiplinat individuale. Ndërsa pas 15 nga gjithsej 21 garave renditjen e përgjithshme të Kupës së botës në biathlon e kryeson Tandervold që ka 809 pikë. E dyta është Bushet me 725 pikë.