Gruevski akuzon Zaevin, publikoi sekret shtetëror dhe rrezikoi sigurinë

04.04.2015 16:58

Kryeministri I vendit Nikolla Gruevski në tubimin e sotëm në Tetovë tha se lideri i opozitës Zoran Zaev dhe grupi i tij rrezikojnë marrdhëniet me Kinën dhe Izraelin, sepse siç thekëson ai në të dyja rastet përfshihen autoritetet e shtetërore të këtyre dy vendeve...

Ai tha se Zaev po dëmton shtetin dhe pozicionet e tij në rrafshin ndërkombëtar dhe bashkëpunimin me shtetet aleate.

“Ne jemi këtu para jush, dhe ne i bëjmë thirrje publikut edhe nga këtu, nga Tetova, Maqedonia është më e fortë se ju, njerëzit janë më të mençur se Zaev dhe grupi i tij, populli është mburoja jonë dhe me një zemër të pastër dhe një gatishmëri për të luftuar për Maqedoninë tonë për çdo një prej qytetarëve tanë, dhe ne do të punojmë edhe më shumë. LSDM po nënçmon popullin maqedonas dhe qytetarët e Maqedonisë. Ky është gabimi më i madh i skenarit të tyre. Nënçmuan popullin dhe dashurinë e tij ndaj vendit, nënçmuan kapacitetin e tij të gjykimit dhe aftësinë për të kuptuar se dikush po bën lojëra të dëmshme për shtetin. Kjo është ajo që do t’i rrëzojë ata si kullë kartash dhe që do t’u kthehet si bumerang autorit të këtij skenari të errët” – tha kryeministri, Nikolla Gruevski.

Gruevski përsëriti qendrimin e VMRO-DPMNE –së dhe të MPB-së se Zaevi me publikimin e bombës së 16 ka nxjerrë në publik  sekrete shtetërore, duke rrezikuar sigurinë e shtetit dhe destabilizuar institucionet e sigurisë. (Rexhep Qamili, TVM2)