Gostivar, Xhaferi inspektoi punimet në Korridorin 8

01.03.2024 20:22

Kryeministri Talat Xhaferi i shoqëruar...

Kryeministri Talat Xhaferi i shoqëruar nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe drejtori i Ndërmarrjes Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, ka kryer inspektim në punimet e Korridorit 8, përkatësisht seksionit nga Gostivari deri në Kërçovë. 
 
Nga lokacioni në Banjicë të Epërme ai tha se bëhet fjalë për megaprojekt i cili po realizohet në 30 vitet e fundit dhe pret që të mbarojë në vitin 2027. 
 
Sa i përketë kërkesës së Banjicës së poshtme dhe të epërme që kampet e ndërtimit të mos ngriten në arat e tyre, Kryeminsitri Xhaferi tha se ka shkuar në Gostivar për ti dëgjuar edhe kërkesat e këtyre banorëve. 
 
Gjatë qëndrimit në Gostivar,Xhaferi, i shoqëruar edhe nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, vizituan edhe spitalin e Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad”.