Botë

Mbi 30 mijë palestinezë të vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës

02.03.2024 15:02

Të paktën 30,320 palestinezë janë vrarë dhe 71,533 janë plagosur në sulmet izraelite...

Të paktën 30,320 palestinezë janë vrarë dhe 71,533 janë plagosur në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë e Gazës.

Ndërkohë, 92 palestinezë janë vrarë dhe 156 janë plagosur në sulmet izraelite.

Times of Israel thekson se të dhënat e Autoritetit Palestinez në Gaza nuk bëjnë dallime mes civilëve të vdekur dhe luftëtarëve dhe shton se Izraeli njoftoi se rreth 13,000 anëtarë të Hamasit u vranë në luftimet në Gaza, pas sulmit nga militantët palestinezë.