Maqedoni

Çmimet në treg, çmimet e garantuara nuk janë më të garantuara

02.03.2024 17:08

Çmimi i garantuar me nuk është i garantuar. Në momentin kur masa e Qeverisë për çmimet e garantuara...

Çmimi i garantuar me nuk është i garantuar. Në momentin kur masa e Qeverisë për çmimet e garantuara të disa produkteve ushqimore u shkëput, tregjet filluan të drejtën për të ndryshuar çmimet. Kjo po sjellë sfida të reja për qytetarët, të cilët janë të detyruar të luftojnë për një jetë të denjë, duke përballur rritjen e çmimeve të produkteve themelore të ushqimit.
 
“Ende nuk ka rritje, do ta shohim ditëve tjera. Nuk verejta dicka që ka rritje. Do të këtë ritje, veq ma jemi inforrmuar që do të ketë”, shprehet qytetari.
 
“Ka pak rritje. Ma shum tek produktet ushqimore, tek djathi, kackavalli, mirpo edhe tek produktet e mishit verehet pak ritje”, theksoi qytetari. 
 
“Ma ta than të drejtë nuk kam verejtur rritje. Mishi pak me duket se ishte rritur cmimi, ishte më I shtrejt”, shprehet qytetari.
 
“Deri 2 3 denar, nuk është edhe aq tragjike”, theksoi qytetari.
 
“Cmimet gjithmonë janë në rritje, jemi mësuar më. Nuk pres që cmimet të ulet. Qumështi ishte 58 denarë tani është 73 denarë”, shprehet qytetari.
 
Edhe pse një listë e produkteve me çmime të garantuara u publikua më parë, numri i produkteve në këtë listë ishte i kufizuar në raport me gamën e produkteve ushqimore në treg. Inspektorët e Inspktoratit shtetëror të tregut po përpiqeshin të monitoronin situatën, megjithatë, rezultatet janë ende në pritje.
 
Kjo situatë e rritjes së çmimeve po e vë nën presion buxhetin e familjeve, ndërsa për të plotësuar nevojat bazë, për shembull, një familje me katër anëtarë duhet të mbajë një shportë minimale konsumi është shumë më i lart sesa pagat minimale.
 
SEDAT SELIMI