Shkolla e mesme në Saraj pritet të përfundoj për 6 muaj
Ministri i Arsimit Abdylaqim Ademi, vizitoi ndërtimin e objektit të shkollës së mesme në komunën e Sarajit dhe informoi se kontrata me kompaninë që nisi e para ndërtimin, u ndërpre për shkak se u shkelën afatet...

Ademi tha se pas kësaj Ministria e Arsimit dhe Shkencës, shpalli një thirrje të re publike dhe nënshkroi kontratë tjetër për ndërtim me te cilën kompamnia e re, obligohet që në afat prej gjashtë muajsh të përfundojë të gjitha aktivitetet e ndërtimit.
“Në bazë të marreveshjes afati I realizimit të këtij objekti është për gjashtë muaj dhe shpresoj që këtë radhë të respektohen të gjitha afatet e parapara,shuma investuese është rreth 32 milion denarë objekti është përafërsisht rreth 1900 metër katror me 12 klasë dhe 4 kabinete dhe me objekte ndihmëse do të jetë shkollë e mesme me siguri e mesme profesionale dhe profesionet do te zgjidhen në bazë të nevojave për Komunën e Sarajit dhe komunat tjera në konsultim me sektorin privat me qëllim që të kënaqim edhe nevojat e tyre” – tha Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdylaqim Ademi.
“Ne si komunë jemi duke punuar në mënyre intensive që këtë vit shkollor të fillojnë në këtë object të ri dhe në këtë mënyrë vetë nxënësit dhe vetë prindërit të përfitojnë respektivisht të kenë të drejtë që qrsimimin e fëmijëve të tyre ta bjënë në një object shkollor në komunën e tyre me këtë absolutisht do të lehtësohen edhe harxhimet prindërore por do të jetë edhe lehtësim edhe për nxënësit pasi nuk do të jenë të obliguar të udhtojnë disa kilometra” – tha Kryetari i Komunës së Sarajit, Bekim Murati.
Ndërkohë sa i përket nxënësve shqiptar që duan të regjistrohen në paralelet maqedonase Ademi tha se nuk do të gëzojnë më kriteret lehtësuese siç ishte praktike e deritanishme, me qëllim që ata të orientohen në drejtimet e shumta profesionale me mësim në gjuhën shqipe.
Rasti me shkollat e mesme “Cvetan Dimov” dhe “Arseni Jovkov” sipas Ademit, nuk do të përsëritet më, por vetëm më ndihmën e prindërve dhe nxënësve që duhet të kuptojnë se kanë shumë mundësi të tjera për studim pos gjimnazit, juridikut dhe ekonomisë.
“Shkollave nuk u mundësohet ulja e pikëve apo kritereve pa leje të MASH. Me rritjen e një paralele, me përforcimin e kritereve, mendoj se do të arrijmë qëllimin që nxënësit shqiptar të regjistrohen në shkolla të mesme në gjuhën shqipe. Nuk është vetëm shkolla Arseni Jovkov, ka edhe paralele të tjera në kuadër që Qytetit te Shkupit që fatkeqësisht viteve të kaluara nuk janë plotësuar nga shqiptarët pasi nuk janë paraqitur, duke pasur mundësi të tjera për regjistrim në gjimnaze apo shkolla të tjera. Këtë vit jemi angazhuar me të gjithë drejtorët që ti orientojmë nxënësit në shkolla profesionale”.
Mos hapja e paraleleve shqipe në shkollën Zdravko Cvetkovski në komunën e Karposhit për këtë vit shkollor, MASH e arsyetoi me ndërtimin e shkollës së Sarajit. Ministri Ademi për protestat dhe kërkesat e plenumit të nxënësve thekson se është i gatshëm për takime me tw gjitha palët e interesuara dhe u bëri thirje të gjithëve që mos t’i shfrytëzojnë nxënësit për qëllime politike dhe ftoi avokatin e popullit të del me prononcimet e tij për mbrojtjen e nxënësve nga keqpërdorimet politike. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
