Maqedoni
Universitetet publike paralajmërojnë protestë, nuk u përfshinë në vendimin e rritjes së pagave
02.03.2024 18:38
Sindikatata e pesë universiteteve publike -Universiteti “Goce Dellçev”- Shtip, Universiteti i Tetovës...

Sindikatata e pesë universiteteve publike -Universiteti “Goce Dellçev”- Shtip, Universiteti i Tetovës, Universitet “Shën Kliment Ohridski”-Manastir, Universiteti “Nënë Tereza” -Shkup, Universiteti i Shkencave Informatike dhe Teknologjike “Shën Apostol Pavle”-Ohër,kanë paralajmëruar se të hënën do të mbajnë protestë para hyrjes së këtyre universiteteve.
“Sindikatat e përshëndesin zbatimin e Marrëveshjes Kolektive nga ana e Qeverisë me UKIM-in, por njëherësh janë edhe kundër standardeve të dyfishta, diskriminimit dhe pabarazisë ndaj universiteteve të tyre, pasi e gëzojnë të njëjtin status dhe se shteti padrejtësisht i ka lënë anash”, thuhet një njoftimin e pesë universiteteve publike.
Ndërkohë deputeti i BDI-së, Arbër Ademi në rrjetin social facebook përmes një postimi shkruan se që nga dita e hënë do të dorëzojnë propozim-Ligjin për plotësimin e Ligjit për arsimin e lartë me çka do të rregullohet koeficienti i pagesës së pagës për punonjësit në institucionet e arsimit të lartë publik nga llogaria e buxhetit, përfshirë profesorët, personelin jomësimdhënës dhe personelin teknikë.
Me këtë do të eliminohet çdo mundësi e ndonjë lloj diskiriminimi të mundshëm.
