Maqedoni

Zgjedhjet presidenciale, vijon grumbullimi i nënshkrimeve

03.03.2024 16:32

Presidenti aktual Stevo Pendarovski dhe kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova...

Presidenti aktual Stevo Pendarovski dhe kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, kanë mbledhur 10.000 nënshkrimet e nevojshme të qytetarëve për të mbështetur kandidaturat. Nga kabineti presidencial, njoftojn se presidenti , Stevo Pendarovski, ka grrumbulluar10 mijë nënshkrime të qytetarëve në mbështetje të kandidaturës për mandatin e dytë.

“Mbledhja e nënshkrimeve ka nisur më 3 mars në orën 08:00 në të gjithë territorin e vendit dhe në më pak se pesë orë janë mbledhur 10 mijë nënshkrime nga qytetarët që nevojiten për të mbështetur kandidaturën për president.” thuhet në njoftimin me shkrim të kabintetit presidencial.

LSDM sot do të mbajë Konvent në të cilin duhet të zyrtarizohet kandidatura për mandatin e dytë si kryetar i shtetit të presidentit aktual Stevo Pendarovski.

Edhe nga VMRO-DPMNE thonë se  edhe kandidatja e tyre  Gordana Siljanovska Davkova, për vetëm katër orë ka arritur të mbledhë 15 mijë . Megjithatë këto shifra pritet që ti konfirmojn zyrtarisht nga KSHZ, pas orës 20. 

Kandidati i pavarur për kryetar, Gjorgi Manaskov, i cili deri më tani ga grumbulluar 414 nënshkrime,  ka paraqitur kërkesë për ndërprerjen e procedurës për mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve, për, siç thotë ai, parregullsi nga ana e njësive rajonale të KSHZ-së.

“Besoj se kjo nuk është e rregullt dhe se KSHZ-ja duhet ta anulojë këtë metodë të mbledhjes së 10 mijë nënshkrimeve dhe njëkohësisht të mos i lërë të gjithë kandidatët në garë njësoj. Dua ti infromoj të gjithë qytetarët se unë nuk kam hequr dorë dhe pres që të më japin mbështetjen deri në fund që të futëm në garën për kryetar shteti”, u shpreh kandidati i pavarur për presidnet Gjorgi Manaskov.

Kandidatët e tjerë, vazhdojn të jenë shumë larg 10 mijë nënshkrimeve. Velo Markovski ka 1.402, Mersiha Smailovic 1.411, Zorica Cvetkovska 195,  Gospodin Popovski 109, ndërsa  Tome Nikolovski  0.  Këto kandidat kanë afat deri më 8 mars që të grumbullojn 10 mijë nënshkrimet kërkuara. Siç dihet në zgjedhjet presidenciale përveç kandidatëve për president të LSDM dhe VMRO-DPMNE -së do të garojn edhe  Bujar Osmanit nga BDI, Arben Taravarit nga koalicioni "VLEN" , Maksim Dimitrivski, kandidatja  nga e majta, Biljana Vankovska dhe lider i GROM-it, Stevço Jakimovski. 

SANIJE DURAKU