Zgjedhjet presidenciale, konfirmohen shtatë kandidat për president të shtetit

04.03.2024 10:43

Sipas të dhënave të KSHZ-së...

Sipas të dhënave të KSHZ-së deri më  tani janë konfirmuar shtatë kandidatë për president të vendit me nënshkrime civile, ndërsa për katër të tjerë procedura vazhdon dhe përfundon më 8 mars në mesnatë.
 
LSDM dje informoi se në kohë rekord, për më pak se pesë orë, janë mbledhur 10.000 nënshkrime të qytetarëve në mbështetje të kandidaturës për mandatin e dytë të Stevo Pendarovski.
 
EdheVMRO-ja opozitare njoftoi se janë mbledhur 12.000 nënshkrime për kandidaten e tyre presidenciale Gordana Siljanovska-Davkova, për të cilën pardje mbajtën konventë mbështetëse.
 
10.000 nënshkrimet e nevojshme deri më tani i kanë siguruar lideri i “ZNAM” Maksim Dimitrievski, ministri aktual i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani kandidat i BDI-së, Arben Taravari kandidat i partive opozitare shqiptare në koalicionin “VLEN”, kryetari i GROM-it Stevçe Jakimovski dhe Biljana Vankovska kandidate e “Të majtës” . 
 
Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, nga dje në ora 20:00, Mersiha Smailoviq, e cila mbështetet nga Bashkimi Demokratik Boshnjak, ka 1.411 nënshkrime, Vello Markovski si kandidat i pavarur ka 1.402 nënshkrime, z. Poposki nga Vevçani ka siguruar mbështetjen e 109 qytetarëve, kandidatja e pavarur e mbështetur nga DESNA, Zorica Cvetkovska ka mbledhur gjithsej 195, kandidati i pavarur Gjorgi Manaskov ka marrë mbështetjen e 414 qytetarëve. 
 
Me 0 nënshkrime mbetet Tome Nikoloski, i cili vetë ka bërë të ditur se tërhiqet nga gara. 
 
Afati për mbledhjen e nënshkrimeve përfundon  më 8 mars në mesnatë.