Punonjësit e universiteteve në protestë, pagat rriten për Universitetin “Kirili dhe Metodi”
04.03.2024 11:09
Sindikatat e pesë universiteteve publike në Manastir, Tetovë, Shtip, “Shën Apostol Pavle” në Ohër dhe “Nënë Tereza” në Shkup...

Sindikatat e pesë universiteteve publike në Manastir, Tetovë, Shtip, “Shën Apostol Pavle” në Ohër dhe “Nënë Tereza” në Shkup, në orën 13:00 do të mbajnë protestë paqësore para hyrjeve të universiteteve, për shkak se nuk janë nënshkruar kontratat kolektive. Ata ndihen të diskriminuar pasi që nga ky muaj pagat po rriten me 22 për qind vetëm për punonjësit e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi".
Sindikata e pavarur e instituteve shkencore publike përshëndeti atë që e quajti fitore pas një beteje të gjatë të sindikatës së Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi". Ata po kërkojnë takim me ministrin e Arsimit, Jeton Shaqiri, për të diskutuar për promovimin e të drejtave të tyre.
