Botërori i atletikës, Charlton me rekord botëror në 60 m. me pengesa
Atletja bahamase Devynn Charlton...

Atletja bahamase Devynn Charlton, thyen rekordin botëror të garës së 60 metrave me pengesa. Charlton në Glasgoë, e ndali kronometrin në 7.65 sekonda, duke u bërë në këtë mënyrë pronare e vetme e rekordit të botës në garën më të shkurtër me pengesa, në palestër.
Ajo për 2 të qindtat ishte më e shpejtë se rekordi i deritanishëm të cilin e ndante me amerikanen Tiom Jones.
Kjo është hera e dytë që Brenda një muaji atletja bahameza thyn rekordin e botës, pas atij më 11 shkurt kur me 7.67 e theu rekordin e vjetër 16 vjecar të suedezes Susann Kallur të shënuar 2008-tën.
Në kërcim me puretkë , ashtu siç pritej fitues doli kampioni i vjetër dhe i ri botëror dhe olimpik suedezi Armand Duplantis. Rekordmeni botëror në Glasgoë, kërceu 6.06 metra dhe kështu mbrojti titullin e kampionit të botës. Duplantis u orvat të thyej rekordin absolut botëror 6.24 metra, por edhe kësaj radhe nuk ia doli.
Në disiplinën kërcim në largësi kampione e botës doli amerikania Tara Davis-Ëoodhal.
Ajo medaljen e artë e morri me kërcimin 7.07 metra, ndërsa pas saj mbeti amerikania e dytë Mona Nichols me 6.85 dhe spanjollja Fatime Diam me 6.78 m.