Hila: Shqiptarët kanë nevojë për liderë të rinj politik

04.04.2015 18:13

Shqiptarët katë nevojë për liderë të rinjë politik , pasi liderët aktual nuk kanë ndjesinë qytetare që pasi të mbarojnë ciklin e tyre politik në krye të partisë apo më pushtet t’i hapin rrugë një lideri tjetër, thotë publicist Dritan Hila...

Sipas tij shoqëria shqiptare duhet të nxjerrë liderë të rinj me vlera morale dhe demokratike për të larguar nga skena politike elitën aktuale, që sipas tij këmbët i ka në vitet vitet ’80, ose në ish sistemin politik.          

“Udhëheqësit shqiptarë nuk pranojnë në asnjë mënyrë të zbatojnë ciklin demokratik. Asnjëri prej tyre nuk pranon të iki nga karrigja, edhe e partisë, por kthehn prap te karrigja e mbajnë me thonjë dhe me dhëmbë me shpresën që do kthehn prap. Në fakt, kjo është pak njerëzore pavarësisht se nuk është fort qytetare por ka ardhur koha që të lindin liderë të rinj që t’ua marrin nga dhëmbët, t’ua marrin nga duart këtë mënyrë drejtimi dhe me shpresën që këta liderë të rinj do kenë atë ndjenjë demokratike që ta lëshojnë pushtetin kur të lëshojnë ciklin e tyre” – tha publicisti, Dritan Hila.

Sipas tij, e njëjta situatë po mbretëron në të gjitha hapësirat shqiptare. Që liderët politik shqiptar, të momentit më shumë bashkëpunojnë me të tjerët se mes veti kjo doli sheshit edhe me skandalin e përgjimeve në Maqedoni, thekson Hila.  

“Përgjimet çfarë po nxjerrin, po nxjerrin që elitat shqiptare këtu po bashkëpunojnë me maqedonasit. Elitat shqiptare te ne janë skllavëruar. Sali Berishës i ka humbur komplet shtylla kurrizore nuk di me kë të bashkëpunojë më përpara, vetëm me idenë që të vijë në pushtet. Sepse kur ri shumë në pjesën e pushtetit pastaj pushteti ktheht qëllim në vetvete dhe humbet referencat” – tha publicisti, Dritan Hila.

Hila ftoi gjeneratat e reja mbarëkombëtare që të bashkëpunojnë në hartimin e politikave me interes për shqiptarët në rajon, për ndryshe kombit shqiptar rrezikon plakjen për një kohë shumë të shkurtër si pasojë migrimit në masë të gjeneratave të reja. (Shpëtim Nuredini, TVM2)