NBA, Bostoni me 52 pikë dallim mundi Golden State

04.03.2024 12:54

Në natën mes të dielës dhe të hënës në NBA...

Në natën mes të dielës dhe të hënës në NBA, skuadra e Bostonit dhe Golden State, kanë luajtur një ndeshje të pa parë, ndërsa në fund Bostoni ju gëzua fitores me 52 pikë dallim. Rezultati përfundimtar i kësaj përballje ishte 140-88.

Ishte kjo një rifinale e para dy viteve kur skuadra e Golden State e mundi Bostonit, por kësaj radhe rolet ndryshuan dhe skuadra e Bostonit e shënoi fitoren e tretë më të madhe në historinë e klubi, ndërsa për Golden State ishte kjo humbja e katërt më e madhe. 

Oklahoma City në terren mysafir me  118-110 e mundi Phoenix.  Pas humbjes së Minessotas nga LA Clippers  me 88-89, skuadra e Oklahoma merr kreun e klasifikimit në Perëndim.

Të gjithë titullarët e ekipit mik realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Alexander Shai, autor i 35 pikëve.

Fitore të rëndësishme për play off-in korri Philadelphia, që mundi 120-116 Dallas, ndeshje ku u dalluan Harris me 28 pikë, Maxey me 24 e Oubre me 21 pikë. Doncic realizoi një “triple double” për Dallas (38 pikë, 11 rebound, 10 asist), por që s’mjaftuan.


NBA rezultatet:

Dallas - Philadelphia 116-120

Boston - Golden State 140-88

Minnesota - LA Clippers 88-89

Orlando - Detroit 113-91

Toronto - Charlotte 111-106

Cleveland - New York 98-107

San Antonio - Indiana 117-105

Phoenix - Oklahoma City 110-118