Napoli e rrahu Juventusin
Napoli ka vazhduar me fitore në Serie A të Italisë...

Napoli ka vazhduar me fitore në Serie A të Italisë. Pas fitores së thellë 6:1 ndaj Sassuolos, Napoli fitoi derbin ndaj Juventusit me rezultatin 2:1. Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i takoi javës së 27-të të Serie A.
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani u largua i lënduar nga fusha në minutën e 65-të. Në mediumet italiane raportohet se mbrojtësi Rrahmani ka pasur probleme me muskuj. Nuk bëhet e ditur sa do t’i mungoj Napolit.
Khvicha Kvararskhelia shënoi në minutën e 42-të golin e parë, ndërsa nëntë minuta para fundit Juventusi barazoi rezultatin me golin e realizuar nga Frederico Chiesa. Fitoren Napolit ia siguroi Giacomo Raspadori në minutën e 88-të. Ai shënoi nga topi i kthyer prej portierit Wojciech Szczesny, i cili priti penalltinë e Victor Osimhenit.
Napoli zë vendin e shtatë me 43 pikë, kurse Juventusi në pozitën e dytë me 57 pikë.
