Rrahmani sulmues më i mirë në Rumani

04.03.2024 13:01

Sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani...

Sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani, cilësohet si sulmuesi më i mirë në Rumani. “Albion Rrahmani është sulmuesi më i mirë në kampionatin e Rumanisë”, ka thënë njëri prej pronarëve të Rapid Bukureshtit, Victor Angelescu për “Fanatik”.

Vlerësime Rrahmani ka marrë edhe nga ish-sulmuesi i Rumanisë, Adrian Mutu. Mutu është trajner i Clujit në Rumani.

“Rrahmani është lojtar shumë i lëvizshëm. Rrahmani ka vlerë dhe ka elegancë në shënimin e golave”, ka thënë Mutu për “Fanatik”.

Rrahmani 23-vjeçar ka shënuar 11 gola në 13 ndeshje në Superligën e Rumanisë.