Ekonomi
Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës
04.03.2024 13:13
Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes...

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,04 % në raport me vendimin e datës 26.2.2024.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 1,00 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 0,50 denarë për litër.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 0,50 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,409 den/kg dhe do të jetë 43,752 denarë për kilogram.
Nga data 5.3.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 83,00 (denarë/litër)
- Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 85,00 (denarë/litër)
- Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 77,00 (denarë/litër)
- Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 75,50 (denarë/litër)
- Mazut М-1 SU 43,752 (denarë/kilogram)
