Dibër, shtëpia e shëndetit ka mungesë të kuadrit
Gjatë raportit të dhënë këshillit komunal të Dibrës nga ana e drejtorit të shtëpisë së shëndetit...

Gjatë raportit të dhënë këshillit komunal të Dibrës nga ana e drejtorit të shtëpisë së shëndetit u njoftua se ka mungesë të kuadrit mjekesor ndaj për këtë gjatë debatit në këshill u vendos qe komisioni_për veprimtari shoqërore i këshillit dhe drejtues të shtëpisë së shëndetit të propagandojne tek maturantët e dibrës që të studjojnë në fakultetin e medicines, ndërkaq si mjet stimulus studentët do të jepen kredite tha Sekretari i komunës së Dibrës Ylli Mirzo.
Shtepia e shendetit në Dibër aktivitetet e veta I realizon me një kuadër mjekësor të pakompletuar, ndaj kanë të drejtë këshilltarët të jenë të shqetsuar për mos efikasitet të plotë të ndihmës së shpejtë Drejtori I shtëpisë së shëndetit Ylber Kokale.
Por në një të ardhme të shpejtë të kompletohen të gjitha shërbimet, kemi mungesë të pesë mjekëve dhe 6 motrave medicinale njoftoi drejtori Kokale.
Shtëpia e shëndetit në dibër disponon me 6 njësi preventive në Dibër, 2 njësi preventive ne Qendrën e Zhupës dhe një njësi preventive e proektit mjek rural nëpër fshatra, plotësimi i vendeve bosh me mjek të rinjë do të vinte në funksion të plotë shtëpinë e shëndetit. (Atli Dema, TVM2)
