KM Liria e dyta ne kampionatin shteteror, vazhdon te prije ne Kupe

04.04.2015 18:25

Ne qytetin e Shtipit eshte mbajtur sot kampionati shteteror ne mundje, me ç'rast titulli i takoi vendasve te Ballkanecit, te cilet pas nje beteje te vertete, ne fund, me vetem kater pike dallim, 47-43, kaluan klubin e mundjes Liria, qe u ndal ne poziten e dyte...

Keto dy skuadra, jane ato qe po dominojne mundjen ne Maqedoni, ndersa klubi shkupjan, edhe perkunder rezultatit te sotem, vazhdon te prije bindshem ne garat per Kupen e pergjithshme, me gjithsej 189 pike, para Ballkanecit qe ngec per 29 pike dhe ka 160.

Individualisht nga mundesit e Lirise, Jasin Rexhallati vazhdoj dominimin e tij, duke i kaluar shume lehte kundershtaret e tij, per tu shpallur edhe njehere kampion i Maqedonise ne kategorine deri ne 65 kg. Surprize e kendshme ishte Ramazan Bakija, i cili pas luftave shume te veshtira, u shpall kampion ne kategorine deri ne 97 kg.

Kampion i trete i Lirise, ishte Amir Rexhepi, i cili ne kategorine deri ne 57 kg, ishte me i mire se vellau i tij Samir Rexhepi, qe u ndal ne poziten e dyte. Duhet cekur qe mundesit e Lirise, fituan edhe dy vende te dyta dhe shtate vende te trete. (Mustafa Ademi, TVM2)