Maqedoni

Kumanovë, gjendja me “Kollën e mirë”, stabile

04.03.2024 17:55

Gjatë ditëve që lamë pas, në rajonin e Kumanovës u regjistruan raste të shtuara të qytetarëve të prekur nga gripi sezonal....

Gjatë ditëve që lamë pas, në rajonin e Kumanovës u regjistruan raste të shtuara të qytetarëve të prekur nga gripi sezonal. Mirëpo, fatmirësisht nuk ka numër të lartë të të infektuarve me “Kollën e keqe”. Aktualisht në rajonin e Kumanovës dhe në përgjithësi në rajonin verilindor, janë regjistruar 4 raste me “Kollën e Keqe”. Bëhet fjalë për 3 raste që u regjistruan në fillim të muajit shkurt edhe atë të moshave të ndryshme. Një 4 vjeçar, foshnjat 18 dhe 13-muajshe, si dhe rasti i katërt dhe i fundit, një burrë nga Kriva Pallanka i moshës 40 vjeçare. Nga Qendra për shëndet publik në Kumanovë njoftojnë se pacienti është në izolim dhe se po kurohet në kushte shtëpiake dhe se është nën kujdesin e mjekut amë.
         
Vlen të theksohet se fëmijët e prekur nga “Kolla e keqe”, nuk janë të vaksinuar, por fatmirësisht ndërkohë edhe nuk kanë shkuar në çerdhe.
          
Sa i përket vaksinimit me vaksinat kundër Pertusis apo “Kollës së keqe”, në IShP, Shtëpia e Shëndetit në Kumanovë pa ndërprerë dhe pa pengesa po rrjedhë procesi i vaksinimit. Nga këtu thonë se mënyra e vetme parandaluese e kësaj sëmundjeje është vaksinimi, proces që zhvillohet në disa faza edhe atë sipas kalendarit për vaksinim.
 
Nga IShP Shtëpia e Shëndetit Kumanovë apelojnë deri te të gjithë prindërit që t’i sjellin fëmijët e tyre të vaksinohen sipas kalendarit për vaksinim, me qëllim parandalimin dhe përhapjen e sëmundjes. Ju njoftojmë se për shkak të fluksit të madh të pacientëve punojmë çdo ditë pune me dy ndërrime edhe atë nga ora 07:00 deri në ora 19:00, gjithashtu ju njoftojmë se disponojmë me vaksina të mjaftueshme, efektive, të sigurta dhe pa efekte anësore.
 
FATLUM AQIFI