Projekt ligji në Komisionin për Çështje Evropiane, pritet ulja e çmimeve të produkteve ushqimore

05.03.2024 11:16

Propozim-ligji për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare...

Propozim-ligji për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare është vënë në rend dite të seancën  e Komisionit për Çështje Evropiane .Ky propozim-ligj duhet të kalojë edhe në komisionin juridik-ligjvënës që pastaj deputetët të debatojnë për të në seancën plenare.
 
Me miratimin e propozim-ligjit pritet të arrihen efekte pozitive në punën afariste te të gjithë operatorëve  (blerës dhe furnizues ), të cilët janë aktivë në zinxhirin e furnizimit bujqësor dhe ushqimor. 
 
Kompetentët presin  ky ligj do të sjellë uljen e çmimeve të prodhimeve ushqimore.
 
Ministria e Ekonomisë pikërisht për këtë nuk e vazhdoi vendimin për çmime të garantuara që vlente deri më 29 shkurt.
 
Një numër i madh i prodhimeve ushqimore me shenjën “çmim i garantuar” nga 20 shtatori i vitit të kaluar janë shitur në markete me çmim për 10 për qind më të ulët nga vlera e çmimeve të  1 gushtit të vitit 2023.
 
Por  sipas vendimit të Ministrisë së Ekonomisë, vlefshmëria e tij  përfundoi më 1 mars.