Ringjallet Roma

04.04.2015 18:41

Ekipi I Romës përmes Miralem Pjanic ka shënuar golin e vetëm në derbin e mesditës të Serie A-së sot, për t’ia dhënë Romës fitoren e dytë me radhë në elitën italiane...

Pas barazimeve të shumta Roma ka shënuar fitoren e parë në Olimpico që nga nëntori i vitit të kaluar për t’iu rikthyer formës së mirë.

Në anën tjetër, Napolit, kjo humbje i ka kushtuar shumë pasi që tash gjindet në pozitën jashtë Ligës së Kampionëve dhe ekipi i Rafa Benitezit rrezikon pjesëmarrjen në këtë garë për stinorin tjetër.