Arsenali mbush porten e Liverpoolit

04.04.2015 18:44

Arsenal mposhti Liverpoolin me rezultat 4:1 në Emirates, dhe u ngjit në pozitën e dytë në Premierligë...

Fituesi u përcaktua menjëherë pas pjesës së parë kur Belerin, Ozil dhe Alexis Sanchez realizuan tri herë brenda tetë minutash lojë.

Kurse, pas intervalit krejt çka arritën të bënin mysafirët është goli i realizuar nga penalltia nëpërmjet Hendersonit. Reds e mbyllën ndeshjen me dhjetë futbollistë pas përjashtimit të Çan në minutën e 84-të.

Rezultatin përfundimtar e vendosi Olivier Zhiru në minutat e fundit. Arsenali tani është në pozitën e dytë me 63 pikë kurse Liverpool është i pesti me 54.