Dibër, bora e sotme befasoi dibranët

05.03.2024 15:14

Edhe pse nuk jemi në ditët e fundit të marsit...

Edhe pse nuk jemi në ditët e fundit të marsit apo në ditët e plakave, pas disa ditëve të bukura dhe me temperatura të larta, sot qytetarët e Dibrës u gdhinë me dëborë, dëborë kjo që dha imazhin se dimri nuk ka kaluar ende. 
 
Për këtë u gëzuan fëmijët, por jo edhe lule vjollca dhe lule mimoza. Ajo nuk qëndroi gjatë, për dy-tre orë u shkri e tëra. 
 
Ekspertët thonë meqë temperaturat nuk ishin nën zero, bora nuk ka dëmtuar as të mbjellat e as pemëtarinë.
 
Edhe pse bora nuk qëndroi gjatë, befasitë shpeshherë janë edhe të këndshme. (Atli Dema, TVM2)