PSG favorit, Bayern Munich dhe Lacio luajnë për ¼ e finales
05.03.2024 15:19
Sonte në darkë në program janë dy ndeshjet...

Sonte në darkë në program janë dy ndeshjet e para të kthimit të Ligës së Kampionëve të vlefshme për 1/8 e finales. Ps humbjes minimale 1:0 në Romë, skuadra e Bayern Munich sonte në Alianz Arena do të përballet me Lazio.
Nëse “bavarezët”, nuk ia dalin të sigurojnë kualifikimin në ¼ e finales trajnertit të tyre Thomas Tuchel, nuk I shkruhet mirë.
Bayern Munich ka fituar 11 titujt e fundit kampion në Bundesligë dhe mbajnë rekordin absolut me 33 tituj, por këtë sezonë duket se titullin e kampionit do ja dorëzojnë
Bayer Leverkuzenit.
Nga ajo që parashihet në Bayerni, nuk kalon Lacion mund të ndodhë që Tuchel nga e mërkura mos të jetë më pjesë e pankinës “bavareze”.
Skuadra e fundit e cila ka mundur PSG-në, është skuadra italiane e Milanos më 7 nëntor të vitit të kaluar në fazën e garave në grup. Nga ajo ndeshje deri më sot parisienët, kanë 20 ndeshje pa humbur dhe janë favorit absolut në përballjen me Real Sosiedad.
“Ndeshjet e dyta të Champions League janë të gjitha të vështira. Edhe me rezultate që janë më të favorshme se ai që kemi ne. Ky është një rezultat shumë i mirë, nuk ka dyshim për këtë pasi pamë ndeshjen e parë. Por ky rezultat mund të jetë mashtrues nëse nuk dilni me qëndrimin e duhur, nëse nuk dilni të përgatitur për komplikime, nëse nuk dilni të përgatitur për të kuptuar se kundërshtari mund të shënojë gol.” - tha trajneri i PSG-së, Luis Enrique.
“Ne e dimë se është e komplikuar, bëhet fjalë për PSG-në. Kjo është një nga skuadrat kandidate për të qenë në finale. Unë dhe lojtarët po mendojmë të fitojmë ndeshjen dhe të jemi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Nuk jam dakord me ata që thonë se është shumë e rëndësishme të shënosh gol në minutat e para. Jo, jo, aspak. Ajo që është e rëndësishme është të luajmë mirë, veçanërisht siç luajtëm në pjesën e parë atje”. - deklaroi trajneri i Real Sociedad, Imanol Alguacil.
Kështu pas përfundimit të këtyre dy ndeshjeve që nisin në ora 21:00, do të mësojmë dy skuadrat e para që do të kualifikohen në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Liga e kampionëve, 1/8 e finales
E martë
21.00 Bayern M. - Lacio (0:1 ndeshja e parë)
21.00 Sosiedad - PSG (0:2)
E mërkurë
21.00 Mançester Siti - Kopenhagen (3:1)
21.00 Real Madrid – Lajpcig (1:0)
