Ekonomi

Qytetarët reagojnë për rritje të çmimeve, frikohen nga shtrenjtime të reja

05.03.2024 15:31

Çmime më të larta dhe më pak produkte në tryezë...

Çmime më të larta dhe më pak produkte në tryezë. 1,000 denarë nuk mjaftojnë për një familje katër-anëtarëshe, që të kalojë dy ditë me produkte modeste, pa blerë mish. Këto janë ankesat e qytetarëve që  thonë se buka, gjalpi, grosha dhe orizi janë produktet elementare që mund t’ia lejojnë vetes. 
 
“Shëtis si pensionist dhe shoh se në të gjitha marketet ka ndryshime të çmimeve.”, - u shpreh një qytetar.
 
“Produktet elementare: vezë, vaj, makarona, sheqer, ato ende nuk kanë ndryshuar, çmimet tjera janë rritur.”, - u shpreh një qytetar tjetër. 
 
“Kemi ruajtur ushqimin paraprakisht, por shoh se ka rritje të çmimeve.”, - tha një qytetar.
 
Për dallim prej marketeve zinxhir, marketet më të vogla deri më tani ofrojnë çmime të njëjta apo minimalisht të rritura. Por, sërish paralajmërojnë se rritja  e çmimeve do të ndikojë te furnizuesit. 
 
“Për momentin nuk kemi rritje të re të çmimeve dhe shpresoj se kjo do të mbetet kështu. Gjithçka varet nga furnizuesit e ushqimit, se si ata do të veprojnë, por mendoj se nuk do të ketë  rritje të madhe për shkak të blerësve dhe për shkak të krizës që po mbretëron.”, - theksoi udhëheqësja e një marketi, Elizabeta Maneva.
 
Bytyqi për rritjen e çmimeve: Inspektorati shtetëror i tregut do të reagojë
 
Edhe inspektorati i tregut në terren kontrollon se a ka marrëveshje mes tregtareve, thekson zëvendëskryeministri, Bytyqi. Pret reagim më të shpejtë të Komisionit për mbrojtje nga konkurrenca. 
 
“Konsideroj se Komisioni për mbrojtje nga konkurrenca ka veç më një parashtresë dhe po ashtu ka përbërje të re të Komisionit për mbrojtje nga konkurrenca , që nëse ka dukuri negative në shoqëri, siç është rritje e organizuar e çmimeve, këtë ta parandalojnë. Konsideroj se edhe përvojat e vendeve tjera në rajon dhe vendeve  të BE-së tregojnë se komisioni është më i shpejtë dhe nuk lënë hapësirë që në mënyrë të organizuar të rriten çmimet, gjë që nuk përkon edhe me logjikën e çmimeve.”, - deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi. 
 
Me vendim të Qeverisë deri më 1 mars u kufizuan çmimet e rreth 50 produkteve ushqimore nga industria e bukës, qumështit dhe mishit. 
 
FLUTURA LATIFI